Arjan Peço: ‘Zvicra rrezikon, luhet pa tifozë çdo dy ditë’

Mengjesin e sotëm në një lidhje ‘Skype’, ish-futbollisti i përfaqësueses shqiptare Arjan Peço, ka folur nga Zvicra për Top Channel lidhur me situatën futbollistike në kampionatin helvet.

Peço ka shpjeguar se skuadrat e elitës së Zvicres edhe pse vendi është i pasur, janë drejt falimentimit. Sipas zyrtarit të Bazelit, shumë klube po aplikojnë papunësinë teknike duke larguar thuajse të gjithë hallkat mbështetëse të klubeve.

Peço tha se Sioni ndërsa pushoi nga puna përfshirë edhe futbollistë (mes tyre edhe Lenjani), gjeti një ‘nen’ në rregullore duke qënë në rregull me ligjet e shtetit.

Zgjidhja?

Të gjithë duan ti japin zgjidhje në europë këtij kampionati. Por të gjithë duan edhe të luajnë. Të luash me tifozë këtë vit, ka për të qënë shumë e veshtirë. Edhe pse do flasin për këtë gjë. Koronavirusi mund të zgjasë deri nga fillimi i verës e përsëri distancimi social, ka për të mbetur gjithë kohën, ndaj të luash me spektatorë këtë vit, do jetë shumë-shumë e veshtirë.

Mund të luhet me porta të mbyllura çdo 2 ditë. Beligjika që e mbylli kampionatin nuk është pritur mirë nga ana futbollistike europiane. Mendoj se Belgjika do marrë ndonjë sanksion nga UEFA. Ata vendosen pa pyetur UEFA-n dhe FIFA-n.

Sa i përket Bazelit, ata kanë vendosur të gjejnë një zgjidhje duke luajtur deri në fund. Ndryshe del me humbje.Edhe pse Bazeli është i vetmi klub zvicerian që është ende në Europa League.

Ka mundur në Frakfurt Eintrahtin 3-0. Edhe data e kthimit dhe fusha ku do luhet për tu përcaktuar. Mendoj se kampionati do luhet deri në fund. Për tu vendosur titulli në fushë dhe jo në tavolinë”-tha Arjan Peço

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!