UEFA përgenjeshtron, s’ka datë fikse për epilog

Nuk ka asnjë datë të caktuar për të përfunduar sezonin.” Me një postim zyrtar, UEFA ndërhyri sot për të mohuar pretendimet që sipas televizionit gjerman “ZDF”, presidenti e Federatës Evropiane Ceferin ka vendosur 3 gushtin si datë të fundit të përfundimit të Ligës së Kampionëve.

“U raportua, – thuhet në deklaratë, – që Presidenti Aleksander Ceferin tha se Liga e Kampionëve do të duhet të përfundojë deri në 3 gusht.

Kjo nuk është e vërtetë. Presidenti ka qenë shumë i qartë në mos përcaktimin e datave të sakta për fundin e sezonit.UEFA aktualisht është duke analizuar të gjitha opsionet për të përfunduar sezonet kombëtare dhe europiane me grupin e punës të ngritur më 17 mars.

Prioriteti kryesor është ruajtja e shëndetit publik, më pas të gjejnë zgjidhje në kalendar për të përfunduar të gjitha garat. Opsionet për të luajtur në korrik dhe gusht janë në shqyrtim, nëse është e mundur, në varësi të datave të lira dhe autorizimit të autoritetetve kombëtare,”-thotë njoftimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!