COVID-19, godet të ’21’-tin
Ish-trajneri i kombëtares së boksit të Shqipërisë, Skënder Kurti, ka ndërruar jetë. Kurti u raportua si i vdekur që herët nga koronavirus në Shqipëri.
Me datë 23 mars, Ministria e Shëndetësisë sqaroi pas lajmit të parë se Kurti kishte pësuar vdekje klinike duke pretenduar se pacienti mund të kthente.
Pas gati dy javëve në gjendje shumë të rëndë, ish-trajneri i kombëtares ka ndërruar jetë.
Edhe pse autoritetet ende nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar, duket se Kurti, fatkeqësisht, do të njihet si njeriu i 21-të që humb jetën nga COVID-19 në Shqipëri.