Vjen zyrtarizimi, Nations-i i Kosovës pa tifozë…

Tashmë është zyrtare. Takimi gjysmëfinal i Nations League, mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, parashikuar të luhet në Shkup me 26 mars, do të zhvillohet pa tifozë.

Nisma nga Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe për të ndaluar hyrjen e publikut në stadium duket se merr formë të prerë.

Prej javësh diskutimi ishte mbi tavolinë. Covid-19, preku Maqedoninë e Veriut javën e kaluar ndërsa masat për mbrojtjen e shëndetit publik arrijnë edhe sfida vendimtare të nivelit aq të lartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!