Strasburgu, “pa mëshirë” ndaj Platinisë…

Gjykata Europiane në Strasburg e ka shpallur ankesën e Mishel Platinisë ndaj gjobave të vendosura nga drejtësia sportive, si të drejta.

Duke e refuzuar njëzëri, togat e zeza të Strasburgut, pohojnë se “duke marrë parasysh seriozitetin e fakteve të kontestuara ndaj tij, pozicionin e përgjegjësisë që Platini mbante në organet sportive dhe nevojën për të rikthyer reputacionin e futbollit dhe FIFA-s, dënimi i vendosur ndaj tij, nuk duket se është i tepruar, ose arbitrar dhe për këtë arsye, është i justifikuar.”

Ish-presidenti i UEFA-s, Mishel Platini çështjen e tij e paraqiti në apel më 26 dhjetor 2017, duke kundërshtuar pezullimin 8-vjeçar të vendosur ndaj tij nga FIFA. Dënimi u konfirmua, por u zvogëlua së pari në 6 dhe pastaj në 4 vjet në tetorin e kaluar nga CAS i Lozanës. Gjithashtu, francezi ishte dënuar edhe për kthimin e pagesës prej 1.8 milionë eurosh, të përfituara në vitin 2011, pas një afere me presidentin e atëhershëm të FIFA-s, Sep Blater.

Vendimi i Gjykatës Europiane të Strasburgut tani hap rrugën për veprimin juridik të FIFA-s kundër Platinisë. “FIFA do të vazhdojë të kërkojë kthimin e 2 milionë frangave, të paguara padrejtësisht nga Blater për Platininë në shkurt 2011″, tha institucioni I futbollit botëror pas vendimit të gjykatës së Strasburgut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!