FIGC qeverisë: Seria A me dyer të mbyllura
Figc i kërkon qeverisë italiane të lejojë Serinë A të luajë me dyer të mbyllura.
Alarmi ‘Coronavirus’ ka mbërritur në Itali me lajme për inektime të tjera në territorin Apenin. Për shkak të kësaj emergjence, disa ndeshje të kampionatit italian, janë shtyrë dhe tani të gjithë duan të dijnë kur do të luhet raundi tjetër.
“Ndalesa e kampionatëve nuk është hipotezë shumë e mirë” – thotë për ‘TMW’ Enriko Kastelaci, ish-mjeku i ekipit kombëtar italian, i cili foli për ‘Radio Sportiva’ në urgjencën e Koronavirus.
“Problemi është mjaft kompleks. Së pari duhet të konsiderojmë cilat janë përparësitë në Itali. Të mbajmë virusin nën kontroll. Mund të ketë kuptim të luani pas dyerve të mbyllura.
Gjithnjë nëse kjo formë gripi mbetet e kufizuar në vendin ku është tani. Por unë mendoj se dhe rajonet e tjera do të preken.
Shpresoj që nuk të vijë kjo, por mendoj se në një moment Federata e Futbollit do të duhet të mendojë për ndalimin e kampionatit për shkak të Coronavirus‘-tha mjeku.