Dimano largon italianët…

Dinamo në udhëkyrq. Pas aktit na trajtë marrëveshjeje me italianët teksa pritej të kryheshin fazat e tjera zyrtare me drejtuesit e rinj, duket se gjithçka kthehet si më parë.

Burime brenda klubit dinamovit kanë sqaruar se është larguar stafi teknik i italianëve. Detaje të reja pritet të dalin në vijim por një gjë është e sigurtë. Te Dinamo, do kthehën drejtuesit e mëparshëm madje edhe trajneri Igli Allmuça.

Sinjalin se diçka po zien te klubi blu e dha edhe Agim Canaj në një prononcim për ‘Rubrika Sportive’ në Radio Tirana të hënën.

Nuk e di se si do i vejë puna skuadrës dhe klubit. Di që Dinamo është në vështirësi dhe asgjë nuk po ndryshon- fjalët e ish-dimanovitit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!