Totenhem pa ‘sulm’, Atalanta në ‘San Siro’
Sot në Champions League ora 21:00, Atalanta- Valencia dhe Totenhem- Lajpcig.
Takimet e mbrëmshme për 1/8 e Champions League, Dortmund- PSG 2-1 dhe Atlektiko Madrid- Liverpul 1-0, ia lënë vendin sot dy ndeshjeve të tjera.
Me eleminim direkt me dy takime, sot në fushë Atalanta e Gjimshitit. Për herë të parë në histori skuadra bergamaske do të luajë në nivel aq të lartë të një kompeticioni të UEFA-s teksa përballë do të ketë spanjollët e përvojës së madhe, Valencian.
Takimi luhet në ‘San Siro’ aty ku një tjetër skuadër zikaltër, Inter nuk ia doli të kalojë nga faza e grupeve.
Ndeshja e tjetër e mbrëmjes ajo mes Totenhem dhe Lajpcig. ‘Spursat’, nënkampionët në fuqi të Champions, kanë probleme me dëmtimet. kryesisht me ata të vijës së parë.
Me Eriksen të larguar te Interi dhe Kejn e Hjung Min Son të dëmtuar, Murinjo pritet të improvizojë. Disi në vështirësi…
Duket paradoksale por tekniku portugez, pritet ti besojë në sulm dyshes Lukas Morura dhe Dele Alit.
Në kahun tjetër gjermanët e ‘Red Bull’ me një Timo Verner në formë. Nagelsman, tekniku i Lajpcig, ka gati grupin dhe në ishull, pritet të shfaqë atë performancë të javëve pozitive në Bundesligë.