Eleminimi i Partizanit, klubi “faqe e zezë”

Eleminimi i Partizanit nga Besëlidhja në Kupë, i ka bërë lëmsh punët në klubin e kuq. Përveç dështimit, në faqen (jo) zyrtare klubi kapet me ‘vetvetën’ duke bërë një vetë-analizë…

KUPA E SHQIPERISE – Partizani eleminohet ne menyre te turpshme nga Kupa e Shqiperise

Pas humbjes turperuese 3-0 ne Lezhe 2 jave me pare, edhe pse fiton sot 3-1 ne ndeshjen e kthimit ne Elbasan (nuk dihet pse nuk luhet ne Tirane ne Air Albania ?!), Partizani eleminohet ne menyre skandaloze nga Kupa e Shqiperise turi i 1/8 te finaleve( best of 16). Eshte e dyta here ne 3 vite qe Partizani nje emer i madh i futbollit kombetar, eleminohet ne menyre skandaloze nga nje ekip i liges se dyte.

Faqe te tilla te zeza te historise, vazhdojne te shkruhen ne menyren me te turpshme, edhe pse ata qe rastesisht sot po drejtojne dhe menaxhojne Partizanin, shpesh e rendom perdorin termin ” ne jemi legjenda” per interesa personale te castit. Nje ekip i madh i futbollit kombetar nuk ka sesi te turperohet ne menyre te tille me eleminime skandaloze qe nxijne historine e lavdishme te klubit 74 vjecar qe ka mundur ne kupat europiane Celtic, Austria Viene apo Torinon. Nje ekip qe nen presidencen aktuale nuk ka shkuar me shume se 1/4 e finales se Kupes se Shqiperise. Afro nje dekade e gjysem Partizani me 15 trofe te Kupes te fituar, nuk arrin ne kete dekade e gjysem te shkoje kurre ne 1/2 finale. Nje statistike e forte shifrash negative, qe flet vete.

Eleminime te tilla te turpshme nga Kupa e Shqiperise nuk i qasen historise se Partizanit. Kur eleminimi vjen 2 here ne 3 vite nga ekipe te liges se dyte, kjo eshte dhe me e papranueshme dhe groteske . Pikerisht eshte ofendim i madh dhe tallje per djersen e atyre shume yjeve nder dekada qe kane ngritur kete trofe per 15 here ne 74 vite te klubit. Ata qe sot drejtojne, punojne, trajnojne apo shetisin ne fushen e blerte fanellen e Partizanit, ti vene gishtin kokes, e ne te kundert do bejne mire te largohen ne menyre qe te shmangim turpe te tjera ne te ardhmen.“- shkruan Partizani në zyrateren e Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!