Skënderbeu e pret me tri gola…Sormanin

 Kategoria Superiore java e18-të: Skënderbeu-Partizani 3-2   (Bitri 42′ ag), Krasniqi45+1, Bregu 82′ / Telushi 8′ (p), Dita 90’+2′ ag)

Nuk zhgënjen aspak ndeshja kryesore e ditës sot në Korçë. Skënderbeu- Partizani, dhurojnë kartolinën më të mirë të një starti post ndrrimit të viteve. Partizani i pari përpara me një penallti të kthyer në gol nga Telushi.

Nuk ndryshon strategjia e të kuqëve, luajnë në gjithë gjeografinë e fushës duke rrezikuar për të dyfishuar. Por atëherë kur dukej se gjithçka po shkonte mbarë për miqtë, vjen kartoni i dytë i verdhë për Brojën i cili lë me 10 vetë skuadrën e Partizanit.

Vjen barazimi ende pa u mbyllur fraksioni i parë teksa Bitri në tentativë për të larguar një top nga e djathta, e dërgon në rrjetë. Korçarët befas shfaqen si skuadra e edicionëve të kaluara , dhe gjën edhe golin e avantazhit me Krasniqin.

Në pjesën e dytë, Telushi humbet penalltinë e dytë të akorduar në favor të Partizanit aq të kontestuar nga vendasit. Nuk ja del skuadra e Sormanit, dhe kur takimi po shkonte drejt fundit, Bregu shpik nga këmbët e tij një tjetër supergol për shifrat 3-1.

U duk e mbyllur, por Partizani gjen forca për të rihapur takimin në shtesë. Shënon me një autogol të Ditës dhe sulmon me forca të shumta për të barazuar. Nuk ja del, Soramni e nis me humbje debutimin e dytë me kampionët në fuqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!