Gëtze, vjen refuzimi i kontratës…

Aventura e Mario Gëtze në Borussia Dortmund do të përfundojë pas njëmbëdhjetë vitesh.
Mesfushori i verdhëzinjëve, pati një aventurë tre vjeçare te Bajern Mynih (2013-16) për tu kthyer sërish në Dortmund.
Sot gazeta gjermane ‘Bild’, raporton për refuzimin e mesfushorit të lindur në 1992 në Memingen lidhur me propozimin e rinovimit të propozuar nga klubi i Bundesligës.
Gëtze 27 vjeç, pritet të përshëndesë përfundimisht klubin e Dortmundit në qershor. Atëherë kur i përfundon kontrata aktuale.
