Murinjo: ‘Nuk dua përforcime’

Zhoze Murinjo ka zbritur para pak minutave në fushë me skuadrën e tij Totenhem për tu përballur me Brajton por para startit ai është pyetur lidhur me ndonjë lëvizje në merkato.

Kam 5 javë në krye të skuadrës-thotë Mou’ për ‘Sky Sport UK’. ‘Më pëlqen vërtetë kjo skuadër. Si lojtarë dhe si djem. Dua t’ju jap të gjithëve mundësinë që të shprehen.

Nuk është koha të flasim për merkato. Dua kohë. Humbja me Çelsin nuk është analizuar për shkak të kohës së pamjaftueshme por klubi e di, nëse dikush do largohet, një tjetër do të vijë’- tha portugezi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!