Gjobë për Shqipërinë, vërshëlleu himin e Francës…

UEFA ka marrë vendim ditën e sotme për të gjobitur Kombëtaren shqiptare të Futbollit.

Vërshëllyen himnin francez në ndeshjen e fundit eleminatore që u zhvillua në “Air Albania Stadium”. Komisioni i Disiplinës në UEFA, ka vendosur që të gjobisë me 5000 mijë euro FSHF-në.

Po dënimi nuk mbaron këtu. Disiplina ka vendosur të gjobisë edhe për hedhjen e një shishje plastike në sektorin e potës pranë ‘Vasillaq Zërit’. Në këtë mënyrë,FSHF-ja do të paguaj në total gjobën prej 23500 euro.

Vërshëllimi i himnit francez me gjasë erdhi pasi në ndeshjen e parë të luajtur në Francë, vendasit ngatërruan himin dhe emrin e Shqipërisë.

Kjo duket se ka qenë arsyeja pse tifozët në ‘Air Albania’, vendosën të vërshëllenin. UEFA nuk ka qëndruar pasive. Madje institucioni i lartë, tregoi gadishmëri për të dënuar gjestin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!