Disiplina s’e kursen “derbin”, Luftëtari pa trajner…

Komisioni i Disiplinës në FSHF nuk e ka kursyer klubin e Partizanit dhe as atë të Tiranës për sjelljen e tifozerive të tyre në “Air Albania Stadium” në derbin e luajtur më 13 dhjetor. Që të dy klubet janë ndëshkuar me gjoba, relativisht të mëdha.

Njëkohësisht, Komisioni i Disiplinës ka ndëshkuar për dy javë zv.trajnerin Neritan Novi të Luftëtarit, i cili pas shkarkimit të trajnerit Jorgos Marantas, ka marrë drejtimin e skuadrës gjirokastrite. Kësisoj, në ndeshjet e ardhshme, Luftëtari me shumë gjasa, do të jetë pa trajner në pankinë…

VENDIMET

1. KF “Partizani” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/1;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

KF “Partizani” detyrohet të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse, sipas akt-konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.

2. KF “Tirana” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/2;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

KF “Tirana” detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse, sipas akt-konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.

3. Zyrtari i KS Luftëtari Neritan Novi për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 55/2 te KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

4. Çeljen e hetimit disiplinor për incidentet në ndeshjen Shkumbini – Dinamo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!