Kthehet Kukësi, Flamurtarit i mohohet penallti…

Kategoria Superiore, java e13-të: Kukësi- Bylis 2-1, Flamurtari- Luftetari 1-1

Abazaj tërheq Kukësin te fitorja ndaj Bylis. Pas ecurisë me hope dhe mungesës së shumë titullarëve, formacioni i Shpëtim Duros, më së fundi ia del të marrë tri pikë për vendin e dytë provizor.

Në ‘Elbasan Arena’, Kukësi pritës, nuk e ka patur aspak të lehtë ndaj mallakastriotëve të Dovedan.

Këta të fundit, shpesh treguan se janë një grup i konsoliduar madje duke iu afruar edhe fitores.

Në Vlorë, skuadrat e Flamurtarit dhe luftëtarit, më shumë i prishin punë njëra-tjetrës. Barazimi në fund 1-1, iu jep pak shpresë të dyja skuadrave për vijimësinë në Kategori Superiore.

Shenon D.Rapo për Luftëtarin dhe në fund, Ansi Nika me një goditje preçize, ka barazuar.

Përpara se të barazonte, Flamurtarit i mohohet një penallti neto nga gjyqtari Beqiri, teksa më pas doget edhe shtyllën.

Nga ana tjetër, miqtë qajnë dy pikë të lëna në fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!