Marantas paralajmëron: ‘Ndeshje e vështirë…’

Jorgos Marantas sot në konferencë shtypi. Greku e njeh mirë se si funksionon në Shqipëri. Ka bërë fare pak me Luftëtarin që kur mori timonin dhe nesër në Vlorë, luan me ‘zjarrin’.

Nëse më herët, është justifikuar me skuadrat lart, me Flamurtarin që e ka poshtë në renditje, humbja duket fatale.

‘Luftetari ka patur probleme’ thotë tekniku duke veçuar si abuzues me stërvitjen sulmuesin Vient. Në fund gjatë konferences për shtyp, shton se Luftetari do fitorën.

Nuk ishte e mirë ndërprerja e kampionatit, pasi kishim gjetur një ritëm të mirë. Bëmë një ndeshje miqësore që na shërbeu, që të jemi gati për ndeshjen e nesërme me Flamurtarin.

Kemi disa probleme të vogla. Na është dëmtuar Isufi në stërvitje, edhe Vient ka disa probleme të vogla. Gjithashtu kemi edhe Demon që është prej javësh i dëmtuar. Sa kohë mungon? Është punë e doktorëve kjo gjë.

Ekipi bën i gjithi së bashku për sulmin dhe golin. Fakti që krijojmë shumë raste është pozitiv. Pastaj është edhe çështje fati apo individi të shënuarit gol. Pse nuk aktivizohet Oshafi? Sa gola ka shënuar?! As vjet nuk ka shënuar.

Ka edhe sulmues të tjerë, si Lika, Dushkaj. Vient ka luajtur disa ndeshje si titullar, por nuk ka shënuar. Nuk them që e ka ai fajin. E ka humbur vetë formacionin.

Lojtarët që luajnë në sulm tani, edhe në stërvitje edhe në ndeshje, janë më të fortë në mbrojtje dhe në sulm. Kjo nuk do të thotë që Vient nuk do të luajë sërish titular’.

Flamurtari?

Flamurtari ka shumë lojtarë me eksperiencën. E kemi ne një sulmues si Sukaj?! Nuk e kemi! Ata kanë emër të madh në kampionatin shqiptar dhe nuk janë rastësi barazimet me ekipet e sipërme të renditjes. Ndoshta kjo është ndeshja më e vështirë që kemi bërë në kampionat. Gjithsesi jemi të gatshëm’-ndër të tjera tekniku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!