Toliso, emri për tu mbajtur…mend

Korentin Toliso një emër që duhet fiksuar e përcjellë te brezat. Në ‘Air Albania Stadium’ numri 12-të i formacionit të Deshamps, firmosi golin e parë ndërkombëtar të impaintit të ri që në minutën e 8-të.

Futbollisti i Bajern Mynih, theu dy rekorde pasi ai gol në portën veriore të stadiumit 22 500 vendësh ishte edhe goli i parë me fanelën e kombëtares së Francës.

Pas takimit, Toliso është shprehur i lumtur për golin e parë me Francën, duke mos e fshehur aspak gëzimindhe krenarinë.

Ndjej shumë krenari dhe gëzim. Doja shumë të shënoja golin e parë me Francën, jam shumë i lumtur. I thashë vetes para ndeshjes se duhej të bëja një ndeshje të mirë dhe të jepja gjithçka gjatë zhvillimit të saj, dhe në fund u shpërbleva.

Më duhej një ndeshje e tillë, sidomos pas rikthimit nga dëmtimi. Mori pak kohë, isha i duruar, por jam i lumtur që ia dola në këtë mbrëmje të realizoja. Është detyra ime të bëj edhe më mirë në të ardhmen”,-Toliso.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!