Kosova shthuret në fund, Nations një mundësi…

Kosovë – Angli 0-4  (Uinks 33′, Kejn 79′, Rashford 83′, Maunt 91′)

Kosova dorzohet përpara Anglisë në ‘Fadil Vokrri’ duke mbyllur kualifikueset keq kundër britanikëve me rezultatin e thellë 0-4.

Në fakt, rezultati nuk e pasqyron aspak paraqitjen që Kosova ka bërë në këtë ndeshje duke rrezikuar disa herë portën e anglezëve, ndërsa një shtysë mbrëmjes negative i dhanë edhe veprimet në prapavijë.

Kryesisht në fundin e takimit teksa Anglia shënon 3 gola në 12′ minuta.

Dje dhe sot, “fair play” dhe pritja e anglezëve kanë qenë emblema më e bukur e një shteti europian si Kosova por në fushë u panë diferenca të mëdha në gola.

Kosova e mbyll këtë fushatë eliminatore në vendin e tretë teksa në Europian kanë kaluar Anglia dhe Republika Çeke. Kosova me shpresën te Nations League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!