Rikthehet Mesi, Argjentina në Majorka…
Pas 128 ditëve, Lionel Mesi, rikthehet në grumbullim me kombëtaren e Argjentinës.
Fenomeni i Barcelonës, është bashkuar me grupin e skuadrës së teknikut Skaloni në Majorka të Spanjës, aty ku përfaqësuesja argjentinase po përgatit takimet miqësore kundër Brazilit 15 nentor Riad dhe Uruguajit me 18 nentor në Tel Aviv.
Katër muaj pa Mesin në përbërje, Argjentina ka arritur dy fitore ( Meksikë, Ekuador) dhe dy barazime (Kili, Gjermani).
Ylli i ‘blaugranëve’ po kalon një fazë të shkëlqyer në kampionat dhe të gjithë në kampin e Argjentinës, besojnë se Mesi do japë ndihmesë të madhe pas rikthimit.
Për tu evidentuar fakti që Lioneli i fushës, ishte i dënuar nga Federata e Amerikes Latine (CONMEBOL) pas përfundimit të edicionit të 46-të të kësaj kupe për deklarata të ashpra ndaj organizatorëve.