Bylis ‘atletik’, fitorja që ngjiz…

Kategoria Superiore, java e 11-të: Vllaznia- Bylis 0-1 (Janku 18′)

Nuk ja del Vllaznia. Në sfidën shtëpiake ndaj Bylis, formacioni i Mirsad Jonuz, me disa mungesa të theksuara në përbërje, pësoi një gol të shpejtë në pjesën e parë me Jankun.

Më pas, gjithçka erdhi e shërbeyer nga presioni pikologjik te vendasit. Lika, Shtubina, Kruja dhe Kryumi te të cilët vërtitej kjo skuadër, u përpoqën të vinin në balancë shifrat por Bylis me mjaft qetësi, arriti të mbajë larg kundërshtarin për t’u kthyer në shtëpi me tri pikë.

Në pushim të lojës pati tension të krijuar nga pretendimi i vendasëve për gol në pozicion jashtë loje, ndërkohë që pamjet treguan se Ziri veproi drejt.

Sikundër në gjithë minutat e këtij takimi mbyllës të javës së 11-të. Vllaznia ra totalisht fizikisht pas minutës së 70-të por në 5-6 minutat e fundit, japin shtysën e sforcuar, dhe i afrohen barazmit në tri raste.

Nga ana tjetër Bylis, e kapi shpesh Vllazninë në befasi por pa mundur të dyfishojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!