Partizani i pjesës së dytë…fitues

Kategoria Superiore java e 11-të: Partizani- Luftetari 2-0 (Çinari 54′, Asani 56′ pen)


Me dy gola në startin e fraksionit të dytë, Partizani i Tiranës, mund Luftetarin e Gjirokastrës në shifrat 2-0. Vendimtar Alban Hoxha në minutën e 17-të, teksa mban të tijtë në lojë pas një penalltie të pritur kapitenit mik Rapo.

Sfida e parafundit e javës së 11-të, luajtur mbrëmjen e sotme në ‘Selman Stërmasi’, nisi me rastin e parë të vështirë te porta e Paiteris ndërsa Bitri pas devijimit të mbrojtësëvemiq, prek shtyllën.

Me Partizanin kërkues, mbrrihet te e 16-ta kur Luftetari në daljen e parë të vertetë, fiton një penallti me Dushkajn. Autori i ndërhyrjes beratasi Bitri.

Paraqitet kapiteni Rapo i cili godet në të majtë të Hoxhës, aty ku kapiteni i kuq, bën mrekullinë duke pritur e mbajtur të tijtë në lojë.

Në pjesën e dytë Lerda, tekniku i Partizanit, kryen dy zevëndësime teksa në lojë hedh Asanin dhe Romeron. Lëvizje e goditur pasi skuadra fiton metra dhe bëhët me atratkive përpara. Dhe nuk vonon…

Lorenc Trashi hedh një top nga e majta në zonë aty ku Çinari me një goditje të beftë me kokë, shënon golin e parë. Pa kaluar një minutë, Asani ndërmerr një aksion personal teksa në zonë, pengimi konvertohet në penallti të cilën e shndërron në gol po vetë.

Ishte e 56-ta. Më pas kampionët kontrollojnë dhe rrezikojnë sërish por deri në fund, shifrat nuk ndryshuan. Partizani merr tri pikë dhe kryeson i vetëm në tabelë me 21 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!