Dinamo nuk ‘ndez’, e mund Kastrioti…

Kategoria e Parë: Dinamo- Kastrioti 0-2 (Ajazi 30′, Daci 92′)

Dinamo thyhet sërish në Kategori të parë. Këtë radhë skuadra blu, nuk arriti ti bëjë ballë Kastriotit pretendent në grupin A .

Vendimtar goli i Spartak Ajazit në fraksionin e parë pas një harkimi nga e djathta me kurbinasin që godet me kokë duke kaluar përpara miqtë.

Në kët pjesë, dinamo bëri fare pak për të rrezikuar duke zhgënjyer ata tifozë blu që sfiduan motin për të qënë në krah të skuadrës.

Por ekipi me profil ‘italian’, nuk ishte në gjëndje të barazonte as në fraksionin e dytë.

Ndërsa takimi shkonte drejt fundit, në 92-tën, Daci shënon edhe golin e dytë për krutanët. Kastrioti shkon në kuotën e 15 pikëve, një më pak se Korabi kryesues. Dinamo e fundit me një pikë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!