Kualifikueset në fazë vendimtare, Holanda dhe Uellsi të uriturat…

Kualifikueset e ‘Euro 2020’ në fazë vendimtare. Sot në disa fusha luhen verdikte, ndërsa në të tjera, thuajse për qejf.

Kështu takimi Sllovaki- Uells, konsiderohet si ndeshja kryesore e mbrëmjes. Me Kroacinë në grup, e cila ka shansin e madh të kalojë pa probleme Hungarinë në Zagreb, dueli i Sllovakisë me Uellsin që ka një takim më pak, ngjan me një finale të Grupit E.

Me rëndësi të madhe ka edhe dueli Holandë- Irlandë e Veriut, por parë gjëndjën dhe kualitetet e Holandës, duket se kjo sfidë do të ketë vetëm një drejtim, suksesin vendas.

Jo pa interes takimi ballkanas teksa Maqedonia e Veriut, pret sllovenwt që renditën të dytët pas Polonisë në Grupin G. Një fitore eventuale e maqedonasëve në shtëpi, do t’i fuste totalisht në lojë për një biletë kualifikuese.

Ndeshje sot, kualifikuese ‘Euro 2020’.

Kazakistan- Qipro

Bjellorusi- Estoni

Austri- Izrael

 Belgjikë- San Marino

 Kroaci- Hungari

 Letoni- Poloni

 Holandë- Irlandë e Veriut

 Maqedoni e Veriut- Slloveni

 Sllovaki- Uells

Rusi- Skoci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!