Holanda vendos në fund, Belgjika e kualifikuara e parë

Në koherencë me objektivin dhe në vështirësi me kohën kur u arrit ajo, Holanda mund 3:1 Irlandën e Veriut në Roterdam.
Bunkeri iralndezo verior, qëndroi për shumë minuta duke mos lënë shtigje për yjet e rinj të Holnadës dhe në momentin më të mirë të vendasëve, është Magenis që në të 75-tën me kokë kalon përpara miqtë.
Por pa kaluar 5 minuta, një pasim i bukur i Malen, gjën në zonë Depai i cili me një prekje të shpejtë, befason mbrojtjen dhe portierin Farrel duke barazuar.
Edhe pse koha ecën, portokallinjtë ngulmojnë, teksa De Jong me fat por dhe qetësi, arrin të shënojë golin e avantazhit në të 90+1. Nuk mbaron këtu pasi është sërish De Jong, ndërsa i futur si zëvendësues nga Koeman, jep asistin për golin e tretë.
Është sërish Depai ai që me një gjuajtje klas nga e majta, e dërgon sferën në kahun e majtë të kuadratit mik dhe 3-1.
Sllovakia eviton dështimin në Grupin E në një supersfidë me Ulellsin, ndërkohë që Maqedonia e Veriut futet bindshëm në konkurimin e Grupit G, teksa fiton ndaj Sllovenisë.
Në takimet e ditës u arritën këto rezultate:
GRUPI C
Kazakistan-Qipro 1-2
34′ Jerlanov / 73′ Sotiru, 84′ Ianou
Holandë-Irlandë
e Veriut 3-1
80′, 90’+4′ Depaj,
90’+1′ De Jong / 75′ Magenis
GRUPI E
Kroaci-Hungari 3-0
5′ Modric, 24′, 42′ Petkovic
Sllovaki-Uells 1-1
53′ Kucka / 25′ Mur.
GRUPI G
Austri-Izrael 3-1
41′ Lazaro, 56′ Hintereger, 88′
Sabitzer / 34′ Zahavi.
Letoni-Poloni 0-3
9′, 13′ Levandovski, 76′ Grosicki
Maqedoni e Veriut-Slloveni 2-1
50′, 68′ Elmaz/ 90’+5′ (p) Ilicic
GRUPI I
Belgjikë-San Marino 9-0
28′, 41′ Lukaku, 31′ Çadli, 35′ (ag) Brolli, 43′ Alderueireld, 45’+2′ Tielemans, 79′ Benteke, 84′ (p) Versheren, 90′ Kastanj
Rusi-Skoci 4-0
57′, 70′ Dzyba, 60′ Ozdoev, 84′ Golovin.
Bjellorusi-Estoni 0-0 .