Bajerni humbje e hidhur, Liverpul në frymën e fundit.

Reali i Madridit shkëlqen në La Liga. Sot në ‘Bernabeu’, mbrëtërorët patën përballë surprizen e javëvë të para në Spanjë, Granadën e ardhur nga ‘Secunda Division’ e cila edhe pse pësoi 3 gola, arriti të shtyjë përpara dhe të ngushtojë në 3-2. Më pas, në shtesë, Hames Rodriguez, shënoi edhe të 4-tin për Realin. Më herët shënuan Benzema, Hazard në të parin gol në La Liga dhe Modriç.

 Në Premier Ligë, Totenhem ecën kuturu. Këtë radhë ekipi i Poçetinos u mposht 3-0 nga Brajton duke përkeqësuar totalisht pozitat e ‘spursavë’ në krizë.

Edhe Liverpul shpëtoi për një ‘fije’. Skuadra e Klop në avantazh me golin e Mane në pjesën e parë, u mbërrit në të dytën nga Lestëri që në kohën shtesë, u dënua nga një penallti e konfirmuar nga sistemi VAR. 2-1 dhe Red-sat, me pikë të plota 24.

Në Bundesligë, radha e Bajernit për të ‘çeduar”. Sargis Adamian i Hofenheimit, i bën’gropën’ bavarezëve me dy gola duke dalë nga Mynihu me tri pikë të vyera. Bajerni barazoi provizorisht me Levandovskin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!