Lici apel tifozerisë, tregohuni ‘fair-play’

Në kohë të tjera, dueli Vllaznia- Skënderbeu, do kishte vemendje maksimale. Ëmri i madh i shkodranëve dhe dekada e fundit gjithë trofe për korçarët,mjaftojnë për të hamendësuar se në “Loro Borçi” do luhej një super klasike.

Sot disi ndryshe. Vendasit edhe pse kanë arritur tri takime mjaft të mira (fitore me Lacin, barazim në Ballsh dhe Durrës), humbja me Tiranën dhe barazimi surprizë në shtëpi me Luftëtarin, e kanë ulur disi ritmin shkodran.

Të ardhur nga Kategoria e Parë, Vllaznia ‘bashkiake’, i ka të gjitha premisat të ecë lart dhe sfida e nesërme ndaj Skënderbeut “ UEFA ban”, pritet të jetë barometri i vërtetë i grupit të Mirsad Jonuz.

 Për më tepër që klubi ka arritur të shlyejë dënimin e marrë ndaj Tiranës nga Disiplina dhe në “Loro Boriçi”, do ketë në krah mbështetësit e skuadrës.

 Në këtë pikë, administratori Suad Lici ka një thirrje për tifozët:

Ne si klub bëmë të pamundurën ndoshta edhe jashtë mundësive tona për kthimin e tifozërisë në shkallët e stadiumit. Ata janë ndihmesë për ne këtë e kanë treguar në çdo moment.

Unë përsonalisht në emër të klubit i bëj thirrje tifozërisë që të jetë e shumtë në numër. Ata janë lojtari i 12 për ne.
Ndërsa nga ana tjetër dua t}ju kërkoj atyre që të tregojnë tifozërinë e vërtetë. Larg shisheve në fushë.

I lutem dhe i bëj apel tifozërisë ta mbështesin ekipin por jo me shishe e ofendime si nga gjyqtarëve e lojtarëve, por të përkrahin këto lojtarë pasi ato dhe gjithë ne kemi nevojë për ta.
Kam besim se me mbështetjen e tyre ne do të arrijmë atë që dëshirojmë fitoren
.”- thotë Lici

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!