Filjol, portierët meritojnë çmimin ‘Lev Jashin’…

Në skenë ngjiet Ubaldo Filjol. Ish- portieri i famshëm, kampion bote me Argjentinën në 1978, thotë se duhej një çmim special për portierët.

Çmimi ‘Lev Jashin”, duhet akorduar njëherazi me atë që organizohet për ‘Topin e Artë’”- thotë ish-legjenda ‘albiçeleste’.

Një portier nuk mund të fitojë Topin e Artë. Lev Jashin ka qënë unik. Dino Xof, Xhixhi Bufon gjithashtu. Edhe Manuel Nojer, Iker Kasijas në kohë të ndryshme.

Do ishte bukur sikur të kisha marrë çmimin ‘Lev Jashin’ në të shkuarën. Për ta celebruar në mënyrë që ta kishin edhe portierët një mundësi’-ka deklaruar ndër të tjera Filjol që së fundi e prêt vlerësimin e munguar pas kaq viteve.

‘Topin e Artë’ mund ta fitojë këtë edicion Van Dajk?

Ka qënë e dhimbëshme që nuk ja dhanë edicionin e kaluar Mesit pas arritjeve të sezonit të shkuar. Ia dhanë Modriçit. Mesi është më i forti i të gjithëvë. Duhej ta fitonte ai”.

 Edhe më i zoti se Kemps e Maradona me të cilët ke lozur?

 “Jo Jo. Mes argjentinasëve s’ka klasifikime. Janë tri ikona”- u shpreh për TMW, 69 vjeçari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!