Daja shpreson në rikthime, nesër e pret Tirana…

Ilir Daja është gati me Sknderbeun e tij. Pas disa ditëve ne korçë, ndërsa skuadra u ushtrua me disa seanca të ndërthurura force dhe taktike, spostimi në ‘Tropika Resort’ të durrësit, ka qënë disi më ndryshe.

Korçarët u mundën në shtëpi javën e 3-të nga Bylis dhe ky fakt, ka alarmuar jo pak teknikun që nuk nguron t’ju kujtojë lojtarëve se ky kampionat, është i paparashikueshëm.

Testi i fundit i korçarëve me Devollin evidentoi disa mangësi, por tekniku bardhekuq, tha se ai test i humbur ndaj ekipit te Stavri Nicës, i kishte sherbyer për të përzgjedhur ndonjë futbollit për sfidën ndaj Tiranës.

Ilir Daja, shpreson se lojtarë si Dita, Daja, Turtulli, Gripshi, e ndonjë tjetër, të rikthehen nga dëmtimet dhe të jenë në forcë. Skënderbeu udhëton nesër në Tiranë për takimin e javës së 4-ët me bardheblutë e Ardian Memës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!