U-19 grumbullohet në Shkodër, gati miqësoret…

Pas disa takimeve miqësore, të tjera në radhë për Kombëtaren e moshave deri në 19 vjeç. Interesant ftesa për Marvin Çuni, i cili listohet edhe si lojtarë i Bajern Mynih me moshat. Nga Kategoria Superiore pjesë e grupit të Dedes, Ernest Muçi i Tiranës. Në muajin nëntor, startojnë zyrtaret teksa U-19 do të luajë kualifikueset ndërsa në grup ka Belgjikën, Islandën dhe Greqinë.

Shqipëria U-19, e drejtuar nga Nevil Dede, ka filluar ditën e sotme grumbullimin për dy ndeshjet miqësore që do të luajë ndaj Bosnje Hercegovinës në datë 7 dhe 9 Shtator, në Zenicë.

Kuqezinjtë janë grumbulluar në qytetin e Shkodrës ku do të kryejnë edhe seancat stërvitore përpara se të udhëtojnë drejt Bosnje Hercegovinës.

Në urdhërat e trajnerit Dede janë plot 23 lojtarë, një pjesë e rëndësishme e të cilëve kanë qënë edhe në grumbullimet e mëparshme gjatë këtij viti, dhe do të vëzhgohen në detaje nga stafi teknik me fokus ndeshjet kualifikuese të muajit nëntor ku U-19 do të përballet me Belgjikën, Islandën dhe Greqinë.

Turneu “Qualifying Round” do të zhvillohet në Belgjikë nga data 13 deri në 19 Nëntor 2019”-shkruan njoftimi zyrtar i FSHF-së.

Lista për dy ndeshjet miqësore me Bosnje Hercegovinën:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!