Superiorja dhe pikantet në europë,spikat Arsenal-Totenhem

Ditë intensive futbollistike në Kategorinë Superiore dhe në Europë.
Kështu në elitën shqiptare, spikat Kukësi- Laçi në ‘Loro Boriçi’ në orën 16 00 për të vijuar në mbrëmje me dy takimet përmbyllëse të javës së tretë me Partizani- Flamurtari dhe Skënderbeu- Bylis.
Në Romë për Seria A, derbi kryeqytetas Lacio- Roma, ndërsa në mbrëmje, e gjithë java e dytë.
Takim interesant në La Liga ai mes Vijarreal- Real Madrid që mbyll takimet e ditës së tretë. Më herët, në fushë, do të jenë edhe Valnecia, Atletiko Madrid dhe Espanjol. Të gjitha me statusin e pritësit.
Në Portugali, interes i madh për çiftin Sporting Braga- Benfika por ndeshja e ditës së sotme pa dyshim është derbi i madh i Premier League, Arsenal- Totenhem në program në 17 30. Më herët (15 00) Everton pret Volves.