Ronaldo gazmor, do jem gjatë në fron…

Kristiano Ronaldo dhuron ‘show’ në mbrëmjen e shortit në Montekarlo. Ylli portugez, vlerësoi Mesin dhe tha se dualiteti në Spanjë për 15 vite, ka qënë i pazakontë.

“Kemi luajtur e ndarë çmime  për 15 vite ai dhe unë. Nuk di nëse ka ndodhur më përpara që në futboll dy njerëz në të njëjtën skenë, të gjithë kohën. Kemi një marrëdhënie të mirë, por ende nuk kemi ngrënë darkë bashkë.

Uroj të vijë shpejt,do të ishte e këndshme. Më mungon të luaj në Spanjë, kishim një betejë sportive të mirë, Kishim rivalitet, jemi pjesë e historisë në Spanjë”.

Sakaq, në një atmosferë festive teksa në rreshtin e parë moderatorja u ul dhe vijoji bisedën me dy jashtëtoksorët, Ronaldo u provokua duke marrë pyetjen:

 “Do ishte bukur sikur ta linit futbollin të dy në një ditë.Mesi është dy vite më i ri se unë, por mendoj se dukem mirë për moshën që kam.

Jam këtu, shpresoj të jem përsëri këtu edhe vitin tjetër, apo pas dy vitesh, kështu që të gjithë ata që nuk më pëlqejnë do të më shohin përsëri këtu”-tha Ronaldo duke u shfaqur mjaft gazmor në mbrëmjen pa asnjë trofe individual.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!