Jonuz kolegëve, ejani krah skuadrës…

Nuk ka rëndësi çfarë ka thënë Cungu. Është opinioni i tij. Unë kam një mesazh për trajnerët shkodranë. Të vijnë e të mbështesin skuadrën.”

Kështu ka deklaruar për mediat lokale trajneri i Vllaznisë së shkodrës Mirsad Jonuz, mënjëherë sapo ka mësuar opinionin e Armando Cungut, ish-teknikut kuqeblu, në një emision sportiv, se Vllaznia ende nuk bind.

 Në fakt Vllaznia e formatuar mes shumë dilemash nga Lici dhe Jonuz, u tregua triumfuese në premierë, teksa e nisur jo favorite, mundi bardhezinjtë e Starovës 1-0.

Tekniku, debutoi me fitore dhe deri në daljën e dytë të shkodranëve nesër në Ballsh ndaj Bylis, kërkon të jetë ai fituesi i momentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!