Burreli në sulm, rrëmben sulmuesin Mitraj…

 Aldo Mitraj përfundon te Burreli. Sipas informacionëve më të fundit që vijnë nga kampi matjan, sulmuesi i njohur ka gjetur akordin me 32 vjeçarin e lindur në Ersekë dhe nesër, pritet të firmosë kontratën një veçare.

Ish lojtari i Skëndërbeut, Partizanit, Laçit, Bylisit, Tomorrit, Apolonisë, Lirisë së Prizrenit dhe së fundi Orikumit, por dhe i shumë skuadrave të tjera, i ka thënë ‘Po’, ofertës së Burrelit.

Ndërkaq, po nesër me Burrelin, mund të firmosë edhe lojtari Hyskaj. Pas ndryshimeve në staf, Burreli po përpiqet të riformatohet me shpejtësi për të pretenduar më pas vendet e para në grupin ‘A’ të Kategorisë së Parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!