Në hall për portier, Liverpuli fton Vorm…


Pas dëmtimit të beftë të Alison, Liverpuli pretendent për Premier League,në kërkimin e një portieri të ri.

Gjasat janë që braziliani të mungojë disa javë ndaj edhe pse spanjolli Adrian, bëri heroin në Superkupë me Totenhem, pas gafës në kampionat, i ka bërë drejtuesit e kampionëve të europës, të mendojnë një zgjidhje të re. Madje emergjente.

Siç raporton ‘Caught Offside’, Reds-at po planifikojnë të marrin Mishel  Vorm, portier 35 vjeçar nga Holanda.

Pjesë e Svansës deri në 2014-tën për të qënë më pas në organikë të Totenhem për 5 edicione të fundit.

Vorm, në të shkuarën ka provuar edhe fanelën e kombëtares tulipane. Gjithçka mbetet për t’u parë, por Liverpuli është gati të sakrifikojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!