Dinamo, emri i madh i njerëzve të ‘vegjël’

Dinamo e Tiranës, emri i madh i futbollit shqiptar për gati 70 vite, po kanoset gjithnjë e më shumë nga degradimi i kohës (jo)moderne.

Ekipi me shumë histori, prej disa sezoneve, militon në Kategori të Parë, ndërsa mes peripecive pafund, përpiqet të mbjetojë.

Në prag të sezonit të ri, klubi u duk se mund të fitonte terren, apo të ftohej në Superiore si e dyta e grupit A (nëse disa skuadra të elitës do përjashtoheshin nga lista për shkak të problemëve me financat).

Kjo hipotezë, ra përfundimisht pas kalendarit të Superiores dhe ajo ‘copë’ Dinamo e mbetur, jo vetëm që nuk po ngrihet, por ditët e fundit, duket se i ka mbetur vetëm emri.

Trajneri Igli Allmuça, mëson çdo ditë se si lojtarë që kanë mbajtur peshë edicionin e kaluar, po firojnë një e nga një. I fundit është Ilir Allmuça. Klubi e ka zyrtarizuar largimin në rrjete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!