Stazhilla përsërit: “Laçi për titull”

Damian Gjini mesfushori i Laçit, shënoi një gol në miqësoren e fundit të kurbinasëve, luajtur të shtunën në Durrës. Së bashku me Nuabueze, Ignjatoviç, Malçin, Julian Shehun, Tekon dhe disa elementë të tjerë interesantë, si portieri moldav Dimitri Stazhila, konsiderohen si prurje efikase te bardhezinjtë gjatë verës.

Gjini dikur pjesë e skuadrave kombëtare të moshave U-19 dhe U-21, sot 24 vjeç, është aktivizuar kryesisht në Greqi. E fundit Gania Kissamikos.

Ai beson se Laçi do të jetë një skuadër e fortë dhe konkurente, duke ecur në gjurmët e objektivit të deklaruar javë më parë nga trajneri Starova. Të njejtën gjë, ka deklaruar edhe portieri Stazhilla, menjëherë pasi nënshkroi për bardhezinjtë.

Por ajo që ka bërë përshtypje sot, lidhet me deklaratën e përsëritur të ish-portierit për 7 sezone te Sherif Tiraspol, Dimitri Stazhilla, teksa ka thënë: “Po. Nuk ka dyshime. Laçi do të luftojë dhe ka objektiv titullin kampion”.

Ish-portieri i Kukësit për pak muaj (2015),me staturë 2.04 m, beson se grupi aktual, është i denjë për të synuar për herë të parë në historië e klubit 59-vjeçar, kupën e kampionit. E tha për herë  të dytë.

Sakaq, ndeshja e parë për kurbinasit për sezonin e ri, nis nga Shkodra, ndërsa Vllaznia-Laçi, është programuar të startojë të shtunën në orën 16:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!