I radhës… Antonio Marku


I dha fund dhe Antonio Marku. Mbrojtësi shtatlartë i Vllaznisë së Shkodrës në një postim në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se nga sot, nuk është më pjesë e shkodranëve.

Mbrojtësi Marku, me një të kaluar impresionuese, teksa ka veshur fanelat e Vllaznisë, Dinamos, Kukësit, Laçit, në kulmin e karrierës (27 vjeç), u la jashtë planeve të teknikut aktual të Vllaznisë, Mirsad Jonuz.

Disa “dëngla” aspak prej profesionisti të trajnerit, teksa lojtarëve me përvojë iu kërkua testi “provë”, i ka detyruar disa nga titullarët e edicioneve të shkuara te shkodranët, të ndahen mes keqardhjes nga fanela me të cilët u “burrëruan”. I fundit Antonio Marku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!