Flamurtari e bën “baltë”, largohen drejtuesit

Gerd Haxhiu dhe Artim Pollozhani, dy drejtuesit e lartë të Flamurtarit, që moren drejtimin e vlonjatëve (teknik, drejtor) kanë deklaruar se janë larguar nga Flamurtari ende pa nisur.

Arsyet kanë qenë të thjeshta, futbollistët e kontaktuar nga ata, për një angazhim te Flamurtari, nuk kanë marrë garanci financiare nga klubi. Në këte pikë, Haxhiu dhe Pollozhani, e kanë parë të udhës të terhiqen.

Por menjëherë ka ardhur reagimi i adimistratorit Sinan Idrizi, duke shpjeguar ndryshe. Ai ka deklaruar se asgjë nuk është, ashtu siç trajtohet.

Historia është e tillë. Haxhiu dhe Pollozhani nuk donin që pjesë e Flamurtarit të bëhej një lojtar i njohur i Superiores, me të cilin unë kam gjetur marrëveshjen.

Ata vendosën një kusht të panegociueshëm. Kësisoji, unë zgjodha lojtarin dhe njëkohësisht largimin e trajnerit dhe drejtorit. Nuk ka lidhje kjo histori me çështje financash. Ky është vendimi im”, – mësohet të ketë thënë për ‘Panorama Sport’, Idrizi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!