Hidhet shorti, Kukësi-Partizani në start…

Shorti i edicionit të 81- dhe dilemat e një kampionati të pasigurtë. Sot në Tiranë, u legjitimuan të gjitha skuadrat e listuara të elitës.

Ashtu siç ishte përcaktuar, sot në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit, u hodh shorti i Kategorisë Superiore për edicionin e 81-të të saj.

Sekretari Shulku dhe shefi i garave Nyrishmi, ishin ata që udhëhoqën goglat. E njejta skemë si në të shkuarën. 10 ekipet sportivisht në Superiore, njohën radhën e takimeve, që starton në 24 gusht.

Çifti Kukësi-Partizani që në prologun e garës. Derbi mes Tiranës dhe Partizanit, i takon javës së 6-të.

Ndryshimi i vetëm në këtë edicion, lidhet me vendin e 8-të që për të qëndruar në superiore, do t’i duhet një takim play-out në fushën e tij.

Pas këtij shorteu, duket se klubet e përfolura nga vetë FSHF, por mediatiksisht se mund të rrezikonin pjesëmarrjen, për shkak të problemeve me tatimet apo të tjera parregullësi, edhe këtë herë ia kanë hedhur.

Paçka se rruga e gjatë me 36 javë, mund të ofrojë për ndonjë klub apo vetë garën, situata të ndera. Gjithësesi, ‘topi’ mori urdhër të rrotullohet me të njëjtat “motra”.

 Java e parë e edicionit të 81-të, më 24 gusht: Kukësi-Partizani, Vllaznia-Laçi, Tirana-Luftëtari, Skënderbeu-Flamurtari, Teuta-Bylis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!