Tajson: “Nuk e ndaja kokainen”

Për të shmangur kontrollet antidoping, pija urinën e fëmijeve, gruaja ishte shtatzënë”

Majk Tajson shkatërroi një pasuri prej 300 milion dollarë, për shkak të një jete të shqetësuar dhe shpenzimeve të shumta për vila, makina luksoze, bashkëshorte, të dashura, divorce, por dhe për kokainë për vite me radhë.

Në dhjetor 2006, ish-boksieri u arrestua në Arizona për përdorim  të kokainës, ndërsa ngiste makinën në gjendje të dehur. Kur patrulla e policisë e ndaloi, Tajson tha: “Unë jam një i varur“.

Ndërkaq së fundi, ish-boksieri i peshave të rënda, në një intervistë për ‘Espn’, ka surprizuar teksa ka deklaruar se për të evituar ndëshkimet antidoping, ka përdorur urinën e fëmijeve.

“Fillimisht doja të përdorja atë të gruas por ajo më ndaloi duke më thënë se nëse e përdor, rrezikon të dalësh shtatzënë. Me pjesën tjetër merrej stafi im mjekësor”-ka deklaruar ish mbreti i ringut, 53 vjerçari Tajson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!