Selmani titullar, skuadra në finale…

 Gentian Selmani, prej javësh është bërë pjesë e Menemenspor në Turqi, duke nisur një aventurë të re pas katër edicioneve brilante te bardhezinjtë kurbinas. Edhe pse në hapat e parë te skuadra e Katëgorisë së Dytë në Turqi, portieri i kombëtares kuqezi, Selmani, është shfaqur mjaft aktiv duke surprizuar pozitivisht drejtuesit e rinj.

Menemenspor, po zhvillon një “Kupë Miqësore” me disa skuadra, teksa gardiani shqiptar, ruajti paramatrat e lartë sportiv duke mos pësuar.

Dje skuadra e Selmanit, ka fituar 1-0 ndaj Karsijaka me ish-portierin e Laçit që ka mbajtur të paprekur kuadratin duke u bërë shpëtimtar në disa raste.

Nesër, sërish në fushë. Këtë radhë Menemenspor do të luajë finalën e turneut. Garat zyrtare për edicionin e ri, skuadra turke e Selmanit, i nis me 16 gusht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!