Lojtarët më të mirë në role…

UEFA, ka vendosur të shpallë futbollistët më të mirë në Champions League dhe Europa League (2018-19) gjatë shortit të radhës për këto kompeticione në 29 gusht në Montekarlo.
Trajnerët e 32 skuadrave dhe 55 gazetarë, kanë përzgjedhur lojtarët e preferuar që sipas tyre, kanë qënë më të mirët në role,të edicionit 2018-2019.
Ata janë:
Portierë: Alison, Loris, Tër-Shtegen. Mbrojtës: Aleksandër-Arnold, De Ligt, Van Dijk. Mesfushorë: De-Jong, Eriksen, Henderson. Sulmues: S. Mane, Mesi, Ronaldo.
Në Europa League, tre futbollistët më të votuar janë Hazard, Joviç dhe Oliver Zhiru.
Edicionin e kaluar të gjithë fituesit ishin nga skuadra e Real Madridit. Navas (portier),e më pas, Serxhio Ramos (mbrojtje), Luka Modriç,(mesfushor) dhe K. Ronaldo (sulmues).