Marvin Turtulli, lojtari më i ri i Skënderbeut…

● Mësohet, se të shtunën, në mjediset e “Tropikal Resort”, Skënderbeu do të zhvillojë një miqësore me skuadrën ballshiote të Bylisit.

Ish-“diga” e mbrojtjes bardheblu, shtatlarti Marvin Turtulli, është lojtari më i ri i të Skënderbeut. Ai ka nënshkruar një kontratë me presidentin Ardian Takaj dhe sezonin e ardhshëm do të jetë një prej lojtarëve që do të mbrojnë portën korçare.

Në korrik të 2016-të, Turtulli, një futbollist i formuar te Dinamo, veshi fanellën bardheblu të Tiranës, me të cilën ka zhvilluar 53 ndeshje dhe shënuar edhe 3 gola. Pas përfundimit të kontratës 3-vjeçare me kryeqytetasit, 24-vjeçari shtatlartë gjen “strehëz” te Skënderbeu i Korçës.

Për koincidencë, aty ai takohet sërish me trajnerin Ilir Daja, i cili asokohe e afroi te Tirana. Marvin Turtulli, tani pasdite pritet të zbresë në fushë me skuadrën tij të re, Skënderbeun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!