Kastrioti: “Shënomëni dhe mua”

Në vorbullen ku është futur formula e re e edicionit të 81-të të Superiores shqiptare, teksa askush nuk di të shpjegojë hapat organizativë, Kastrioti i Krujes pretendon, se i takon pikë së pari atij të ftohet për të qënë pjesë e elitës së futbollit shqiptar.

Ndonëse ata u rrëzuan sportivisht, hamendësimet se Dinamo dhe Besa janë para tyre për të plotësuar 10-shen, nuk i bindin krutanët dhe për të kërkuar një interpretim më të kthjellët, ata japin edhe shembuj.

Në fakt, “rasti Palermo” në Italinë fqinje, mbetet në kahun e krutanëve. Gjithsesi, këtu është kampionat tjetër dhe rregullat janë detyrimisht jo të barabartë. Ja deklarata e Kastriotit:

Ditët e fundit ka nisur të qarkullojë lirisht ideja e përjashtimit nga kampionati të Skënderbeut (për shkak të dënimit nga UEFA) dhe të Luftëtarit (në kaos financiar).

Përtej debatit, se pse nuk është në një situatë me Luftëtarin edhe Flamurtari, apo a do ta presë FSHF Gjykatën Federale në Zvicër, ajo që bie në sy është se po flitet për dy klube të tjerë, Besa e Dinamo, që duhet të ngjiten në Superiore duke “fituar në tavolinë.

Ndërkaq, askush nuk e merr parasysh faktin, që Superiorja kishte një renditje sezonin e fundit dhe në bazë të saj, nëse një klub përjashtohet, përfiton ai i rendituri poshtë saj, në rastin tonë Kastrioti. Askush nuk e di realisht se ku do bazohej kthimi i Dinamos dhe Besës në Superiore, por nëse shohim në gjithë botën, në raste të tilla përfitojnë ekipet e rëna nga kategoria.

Një shembull? Para pak javësh Palermo falimentoi dhe u dënua me zbritje nga kategoria. Vendin e skuadrës siçiliane në Serinë B e mori Venezia, që ra nga Seria B, pas humbjes në finale play-off kundër Salernitanas,”– thotë deklarata e klubit Kastrioti, i cili ecën me të tjerë argumentë. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!