Junatid superior, bie Totenhemi…

Ekipi i Solsjaker fitoi në fund duke kaluar me rezultatin 2-1 Totenhemin.
“International Champions Cup”, solli sot në vemendje të publikut një derbi anglez, teksa Mançester Junatid dhe Totenhem u vunë përballë njëra tjetrës. Ekipi i Solsjaker fitoi në fund duke kaluar me rezultatin 2-1 Totenhemin.
Marsial në minutën e 21, kaloi në avantazh Mançesterin ndërkohë që për Totenhemin pas pushimit barazoi Lukas Moura në minutën e 65-të.
Takimi rezultoi i ashpër në fushë, teksa lojtarë të caktuar, nuk donin tja dinin që ishte vetëm një test. Në fund, vjen goli i tretë dhe sërish është Junatid që me Gomes, në të 80-tën, rimerr kryesimin për 2-1 final.
Ndeshjen e radhës, skuadra Poçetinos e luan ndaj Interit, ndërkohë që Mançester Junajtid , ka në program sfidën me Juventusin