Trap, ngatërron klubet…
Porto prej javësh në treg për një portier. Situata që i ndodhi me ikonën spanjole Iker Kasijas, teksa ish-portieri i Realit kaloi një problem të rëndë shëndetësor, duket se ka vënë në lëvizje drejtuesit e “dragonjve” për një ruajtës porte.
Në skenë Kevin Trap. Madje gjermani 29-vjeçar, shpejt bëhet çështje e dy ekipeve. Portieri i PSG në dalje, kërkohet me ngulm nga Porto në Portugali.
Por orët e fundit, siç raporton “Le Parisien”, në lojë është futur edhe ish- ekipi i tij, Entrahti i Frankfurtit.
Ka qënë vetë Fredi Bobiç, drejtori sportiv i klubit gjerman, që ka deklaruar publikisht se kërkon të kthejë te ish-ekipi i Joviç, portierin që largohet nga parizienët.