Algjerianët “djegin” Parisin, 249 të arrestuar

Mbrëmja e së dielës deri në të gdhirë të së hënës, nuk ka qenë e qetë në disa qytete të Francës. Ministria e Brendshme raporton, se gjatë festimeve të tifozëve algjerianë per kualifikimin e kombëtares së tyre në finalen e Kupës së Afrikës, janë arrestuar 282 persona.

Shifra, vazhdon njoftimi, nuk është definitive, duke theksuar se shumica e arrestimeve është kryer në Paris, ku në komisariatet e tij, mbahet në gjendje paraburgimi 249 tifozë.

Në kryeqytetin francez, mijëra njerëz dolën në rrugë për të festuar kualifikimin e Algjerisë për në finalen e Kupës së Afrikës. Veçanërisht në lagjen e Shamps Elize, tifozët u përzien me turistë që kishin ardhur për të parë fishekzjarret e festës Kombëtare të Francës, duke krijuar incidente.

Situata degjeneroi në përleshje me forcat e sigurisë dhe në disa raste u përdorën edhe gazra lotsjellëse. Trazira ka patur edhe në Lion dhe në Marsejë, ku u dogjën disa makina, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme franceze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!