“Jam këtu për të bërë Zhoaon”…

Zhoao Feliks ndihet i lumtuar te skuadra e re e Atletikos së Madridit. Ylli i ri portuges që la Benfikën për një aventurë të re në Madrid, ka deklaruar se ai pretendon të bëjë “Zhoao Feliksin” me skuadrën e Atletikos.

Në një konferencë për shtyp, 19-vjeçari ka theksuar se ai nuk i njeh mirë termat financiarë të merkatos, por që është në Madrid për të ndihmuar skuadrën drejt objektiave sezonalë.

Ndër të tjera sulmuesi i ri i Atletikos, i intimiduar nga gazetarët me pyetje nëse një ditë do të bëhej si CR7, ai ka dhënë përgjigjen dhe konsideratën për Ronaldon.

“Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë. Gjatë grumbullimit me kombëtaren portugeze, më ka folur mirë për Madridin. Jam këtu për të bërë Zhoaon. Ronaldo është Ronaldo dhe Feliks është Feliks,”- është shprehur Zhoao Feliks në përgjigje.

Interesant është fakti, se drejtuesit e Atletikos i kanë dhënë talentit Zhoao Feliks fanelën me numër 7, të cilën e mbante sulmuesi Antonie Grizman! Sigurisht, jo rastësisht. Sfida, më tepër se për bashkatdhetarin e tij CR7, me gjasa është për francezin “tradhëtar” …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!