Botërori i femrave, fitohet nga USA

● Finalja e Kupës së Botës për femra u luajt në Lion të Francës. USA mund Holandën dhe koleksionon trofeun e dytë radhazi.
USA-Holandë 2-0 (Ropino 61′ (p), Lavellë 69′)
Kupa e Botës për femra uli siprain sot në Lion të Francës, ndërsa Usa shpallet kampione e botës.
Në takimin e luajtur në sy të Presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino, Presidentit të Francës, Emanuel Makron, por dhe yjeve të futbollit të luajtur si Kilian Mbape në Lion, USA mundi pastër Holandën në shifra 2-0.
Ropino me penallti në të 61’ dhe Lavellë në të 69’-tën, autoret e golave të skuadrës amerikane.
Në fakt, pritëshmëritë nga holandezet ishin disi më ndryshe, por amerikanet të disiplinuara në maksimum në prapavijë, nuk lejuan në asnjë çast depërtimin e tulipaneve.
Eksperienca vlen dhe USA dërgon në shtëpi trofeun e madh të Kupës së Botës për femra. I dyti radhazi dhe i katërti në histori.