Etrit Berisha huazohet te Spal
Nga Atalanta drejt Spal Ferrara. Ky është destinacioni i ri i Etrit Berishës, portierit të kombëtares kuqezi.
Prej ditësh portieri ynë ishte vënë në shënjestër nga klubi i Spal, që ia doli të qëndrojë në Seria A. Marredhëniet e ngrira të gjigandit kosovar me teknikun Gasperini te Atalanta, ndërsa ky i fundit nisi të preferonte Golinin, e shtuan dëshirën e 30-vjeçarit të nderrojë ambient.
Etrit Berisha nisi te Kalmar, duke shkëlqyer në Suedi nga 2008-2013, për të kaluar më pas në Itali. Lajmi zyrtar bëhet nga klubi i Serisë A dhe Berisha në një postim në Twitter. Formula e huazimit për një vit dhe më pas Spal me të drejtën e blerjes së kartonit.